Vdes njeriu që armatosi UÇK-në

  • 21 January 2019 - 12:52
Vdes njeriu që armatosi UÇK-në

Pas një sëmundje tw rënd ka ndërruar jetë ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajrë Gashi nga fshati Rezallë i komunës së Skenderajt.

Gashi për muaj të tërë e kishte armatosur UÇK’në  duke u bërë kështu personi i parë shqiptarë që ka podhuar topin pa dridhje ose minahedhësin.

Lajmin për vdekjen e Hajrë Gashit e bëri të ditur familja e tij.

Ngushëllime ka shprehur edhe Sami Lushtaku.

"Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit, burrit të fjalës e të besës, Bacës Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt. Në situatat më të vështira për vendin, Baca Hajrë bashkë me familjen dha kontribut të jashtëzakonshëm, për forcimin e UÇK-së më armë të rënda të punuara nga ai. Do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij madhështore të bëra në shërbim të atdheut. Ngushëllime familjes, miqëve, bashkëluftëtarëve e gjithë atyre që e kanë njohur Hajrë Gashin", ka shkruar ai.

(Kosova Sot)