Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pesë të lënduar (Foto)

  • 21 January 2019 - 13:47
Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pesë të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Kishnicë.

Në aksident është përfshirë një autobus dhe dy vetura.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve në këtë rast thuhet se të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Veturat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar edhe dëme të mëdha materiale.

Ndryshe magjistralja në fjalë është mjaft e frekuentuar dhe janë të shumta aksidentet të cilat ndodhin në këtë pjesë.

Image

 

(Kosova Sot)