Abuzim seksual me të miturën, një i arrestuar në Pejë

  • 11 February 2019 - 12:14
Abuzim seksual me të miturën, një i arrestuar në Pejë

Një tjetër ngjarje është regjistruar mbrëmjen e së dielës me dyshimet për abuzim seksual me të mitur

Në Pejë, policia arrestoi një mashkull të komunitetit rom pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një femër të mitur nga po i njëjti komunitet.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi i njëjti duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/rome (e mitur). I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje", thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot)