Prokuroria e Gjilanit brenda javës ka ndaluar nëntë të dyshuar

  • 11 February 2019 - 12:16
Prokuroria e Gjilanit brenda javës ka ndaluar nëntë të dyshuar

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar, ka ndaluar 9 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale

Bëhet e ditur se departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5  persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’, ‘’Detyrim’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Shtrëngim’’.

Ndërkaq, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar 1 person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve ligjore, për të gjitha këto raste, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

(Kosova Sot)