Grapci: Rritja e pagave pengon investimet - Lajme - Kosova Sot
Grapci: Rritja e pagave pengon investimet

Grapci: Rritja e pagave pengon investimet

Analisti i ekonomisë Dardan Grapci, për gazetën " Kosova Sot", thotë se me rritjen e pagave po rrezikohet stabiliteti financiar i shtetit. "Kur e them këtë, vlerësoj se rritja e pagave vetëm në sektorin publik, jam shumë i bindur se do t'i pengojë Qeverisë për realizimin e projekteve kapitale që kanë rëndësi për ekonominë dhe në përkrahje të koeficienteve që në masë të madhe kanë shkuar në kategori që nuk kanë treguar efikasitet në punë.

Dorëzimi i Qeverisë 'Haradinaj' përballë kërkesave për rritje pagash karshi presionit të punësuarve në sektorin publik, ka krijuar precedent negativ ku do të mund të përsëritën edhe në implementim Ligjit për Pagat. Sepse, në njëfarë mënyre Kosova deri tash ka pasur stabilitetit financiar, por në rast se ky cikël nuk ndalet do të vijmë në situatë që të rrezikohet stabilitei ekonomik i vendit. Një rritje e tillë e pagave mund të prodhojë tatime shtesë për qytetarët dhe biznese që të kompensohen shpenzimet e krijuara në sektorin publik pas rritjes së pagave", është shprehur ai.

(Kosova Sot)

16 orë e 51 minuta më parë
22/02/19