Zemaj: S'është e vërtetë se Haradinaj ka marrë pjesë në Betejën e Loxhës

  • 11 February 2019 - 23:59
Zemaj: S'është e vërtetë se Haradinaj ka marrë pjesë në Betejën e Loxhës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për Betejën e Loxhës.

Zemaj ka thënë  se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në këtë betejë.

Zemaj ka hedhur poshtë pohimet e Haradinajt për pjesëmarrjen e tij në luftimet me forcat serbe në Loxhë.

“Haradinaj nuk ka marrë pjesë në betejën e Loxhës”, është shprehur Zemaj.

Deputeti i LDK’së ka thënë se Haradinaj mund të ketë shkuar atje pasi forcat serbe janë dëbuar nga Loxha.

 

(Kosova Sot)