E zbulon Abdullahu: Kjo është arsyeja pse Haradinaj nuk po heq dorë nga taksa

  • 13 February 2019 - 11:20
E zbulon Abdullahu: Kjo është arsyeja pse Haradinaj nuk po heq dorë nga taksa

Analisti politik, Faton Abdullahu, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Haradinaj derisa ishte ne opozitë ngjashëm nuk i është bindur amerikanëve për demarkacionin sepse kishte detektuar se kështu mund të vijë në pushtet.

Ja shkrimi i tij:

Ramush Haradinaj derisa ishte ne opozitë ngjajshëm nuk i është bindur amerikanëve për demarkacionin sepse kishte detektuar se kështu mund të vijë në pushtet. Kjo edhe ndodhi. Të tjerat janë histori. Demarkacioni prap se prap u bë si thanë amerikanët dhe kjo punë është harruar dhe nuk e përmend më askush. 

Sot Ramush Haradinaj Kryeministër nuk po i bindet amerikanëve për taksën sepse ka detektuar se pezullimi i taksës mund ta rrëzoj ate nga pozita dhe shkaktoj themelimin e një ‘Qeverie teknike’ pa pasur nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme. 

Dje nuk ishte punë toke, as sot nuk është punë me taksë me shty Serbinë me na njoftë, Eshtë punë interesash të ngushta. Thjeshtë me ardh në pushtet apo me mbet aty. Të tjerat janë populizma për axhami të cilët nuk e kuptojnë politikën aktuale dhe akterët e saj.