Ambasasdori i Austrisë: Në protestë gjithçka shkonte mirë derisa fluturuan gurët

  • 17 February 2019 - 20:36
Ambasasdori i Austrisë: Në protestë gjithçka shkonte mirë derisa fluturuan gurët

Ambasadori Austrisë në Tiranë Johan Sattler ka komentuar këtë të dielë protestën e djeshme të opozitës, duke u shprehur se gjithçka po shkonte mirë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Sattler ka shkruar se protesta e organizuar nga opozita premtonte një spektakël të forcës së qytetarëve të angazhuar, derisa nisën të “fluturojnë” gurët. Sipas Ambasadorit opozita e shpërdoroi mundësinë.

“Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna. Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa “fluturuan” gurët. Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale”, shkruan Sattler në rrjetin social.

 

(Kosova Sot)