‘Trondit’ ish agjenti i SHIK-ut: Bllaca një agjent i UDB-së, ja komandantët që u vranë në prita...

  • 18 February 2019 - 13:27
‘Trondit’ ish agjenti i SHIK-ut: Bllaca një agjent i UDB-së, ja komandantët që u vranë në prita...

Sipas televizionit publik të Kosovës, Nazim Bllaca është një agjent i UDB-së serbe. Sipas RTK-së, Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. E duke e ditur se Bllaca ishte edhe një agjent i SHIK-ut, atëherë si është e mundur që një shërbim sekret të pranojë në gjirin e saj edhe agjentë të një shërbimi sekret të një shteti tjetër, e aq më pak të një shteti armik, siç është Serbia?

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot”, ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Sipas tij, emisioni është i porositur nga shefat e Nazim Bllacës.

“Emisioni i RTK është jo real dhe është i porositur nga ish shefat e kriminelit Nazim Bllaca, i cili UDB e ka kontaktu disa vite pas luftës jo 1997 është gënjeshtër pra Bllaca është një UDB-ash i vogël krahasuar me ish shefat e vet që kanë urdhëruar me vra njerëz nuk është problem aspak e dhimbshme pse kanë vrarë dy UDB-asha  por me rëndësi është çka kanë dashtë me fsheh me këto vrasje  klani i Hashim Thaçit si i vranë tre (3) e i banën Thesar  183 UDB-ashë tjerë i banën bashkëpunëtorë shumicën i kanë edhe sot bashkëpunëtorë”, thekson Miftari për “Kosova Sot”.

Image
Naim Miftari

 

Më tej, ai është shprehur se është e vërtetë që Bllaca është një “mini UDB-ash”. Ai thotë se duhet të gjurmohet se kush e ka tradhtuar ish komandantët dhe luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së.

“Pse RTK nuk u murr me shefat  e Nazim  Bllacës me urdhëruesit e tentim dhe përgatitjes së vrasjes së Adem  Salihajt, Ali Sadrisë, Fetah Rudit, Gani Gecit, etj...këta e shumë aktivistë politik nuk ishin të UDB-së por ishin bijë shqiptar njerëz atdhetar dhe rrjedhin nga familje atdhetare njerëz të ndjekur politikisht. Është e vërtetë se Bllaca është një mini UDB-ash por RTK t’i gjurmoj pak edhe naqallnikat e UDB milionerat e pas luftës ti ndjek kush i tradhtoj e i vrau neper prita Adem Jasharin, Zahir Pajaziti, Ahmet Krasniqin, Muj Krasniqin, Salih Çekun, Behadin Hallaqin, Drinin, Meh Uken, Gjemajl Mustafen, Enver Malokun, Smajl Hajdarin, Remzin, Aliun,Ramqën,Haradinajn,.....e qindra të tjerë RTK e ka lehtë mej gjurmu Naqallnikat mos le të ndalet vetëm me kriminelin vrasësin e njerëzve nga shtabi i përgjithshëm por edhe mini UDB-ashin  Bllaca  veç përpara njev majt rripi RTK...”, deklaron Miftari.

“Emisionit i ka munguar realiteti ...dhe serioziteti  edhe unë vet e kam taku B.B me insistimin e hetuesve ndërkombëtar  dikun 3 orë e 24 minuta kam bisedu me ta por shok as koleg as kurrë në jetë se kam taku ma parë as skam dëgju kurrë për këtë njeri por ju takon ATYRE  që kanë punuar kanë bërë biznes me tokat shoqërore me ndihmën e A. Grabovcit dhe A. Shakes dhe atyre që kanë vra shqiptar bashkë me Bllacen të flasin veten dhe për Bllacen”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.