Miftari akuza të rënda ndaj Thaçit: Atentatin e parë e ka bërë në Gjenevë, janë nda 150 mijë marka për vrasjen e...

  • 18 February 2019 - 13:41
Miftari akuza të rënda ndaj Thaçit: Atentatin e parë e ka bërë në Gjenevë, janë nda 150 mijë marka për vrasjen e...

Naim Miftari, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me vrasjet dhe atentatet që janë bërë. Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Presidentin të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai thotë se atentatin e parë kundër shqiptarëve, Hashim Thaçi me shokët e tij e kanë kryer në Gjenevë.

Ky është postimi tij në facebook pa ndërhyrjen tonë:

G2_Doc/inf/urg/sek ib/05/2000.

Atentatin e parë politik kundër shqiptarëve

Hashim Thaçi me shokë e kanë krye në Gjenevë

Hashim Thaçi dhe klani i tij, e koncentruar kryesisht në Shqipëri, në shtabin e Rognerit, qysh herët ia kanë filluar t’i përçajnë shqiptarët. Në fillim propagandën kryesore e kanë bërë kundër Ibrahim Rugovës dhe institucioneve të Kosovës. Ma vonë edhe kundër Adem Jasharit sa ishte gjallë, ndërsa kur u vra, sakrificën e tij legjendare e përdorën për me grumbullu fonde.

Kur flasim për fondet dihet se atëherë në qeverinë e Kosovës ka pasë përçamje shumë të mëdha, Bukoshi ka komuniku dhe u ka dhënë miliona marka Ibrahim Kelmendit dhe Xhavit Halitit, dhe këto pare kanë përfunduar në xhepat e tyre ndërsa Xhafer Shatri ka qenë për atë që të ndihmohen drejtpërdrejtë njësitë luftarake në Kosovë sidomos Adem Jashari në Drenicë dhe Ramush Haradinaj në Dukagjin.

Përçamjet kanë qenë të mëdha dhe gati publike po edhe propaganda e Shtabit të Rognerit ka qenë shumë më e ashpër kundër Shatrit sidomos pas një konflikti të drejtpërdrejt të tij me Thaçin dhe Azem Sylen.

Duke u frigu se Bukoshi do të detyrohet me ua ndalë fondet, Thaçi dhe shokët e tij kanë vendosur ta vrasin Xhafer Shatrin. Për këtë qëllim janë nda 150 mijë marka.

Përgatitjet i ka marrë përsipër Azem Syla. Ndersa për t’i gjetë atentatorët e kishin ngarkuar Xheladin Gashin, i njoftun si komandant Plaku. Gashi i angazhon dy dhënduret e tij, ta kryejnë atentatin. Njani prej tyne quhet Skënder Krasniqi, pronar i Kosovapressit dhe tash kryetar i afaristëve të Kosovës. Këta të dy, me maska në kokë, dhe me dy revole me silenciatorë, më 1 korrik 1998 kanë sulmuar Qendrën e Kosovës informim në Gjenevë. Mirëpo nëpunësi i Qendrës Nusret Berisha përleshet me ta në derë dhe arrinë t’i nxjerr jashtë. Në përleshje e sipër njëri prej tyre e plagos Berishen.

Atëherë të gjithë kanë menduar se atentatorët janë serbë, mirëpo pas çlirimit të Kosovës njëri prej personave që ishte në dijeni deri në detale për atentatin, në një tubim të ngushtë politik të LPK-së për shkak të kundërthënieve të ashpra ngritet dhe i thotë Hashim Thaçit para të gjithëve ; ti dhe njerezit si ti keni qu kriminel me vra shqiptar që tan jetën janë përpjeke për Kosovën dhe kanë bërë për UÇK-në ma shumë se ju të gjithë bashkë.

Aty ka ndodhë nji ndamje e madhe mes tyre....vazhdon

(Kosova Sot)