12-vjeçarja që peshon 10 kg, pasqyra e tmerrit nga lufta në Jemen

  • 19 February 2019 - 21:58
12-vjeçarja që peshon 10 kg, pasqyra e tmerrit nga lufta në Jemen

Një video që tregon një vajzë 12 vjeçare të kequshqyer në Jemen nxjerr në pah shkatërrimin e vazhdueshëm të luftës brutale që ka goditur vendin për katër vjet.

Fatima Qoba peshon vetëm 10 kilogramë dhe vuan nga kequshqyerja e rëndë. Ajo është duke u trajtuar në një klinikë në Hajjah, ku trupi i saj i vogël bie në kontrast të thellë me shtratin ku ajo qëndron.

Drejtuesja e klinikës, Makiah al-Aslami, tha se Fatima është “kockë e lëkurë” dhe kjo tregon për jetën e vështirë të familjes së saj, të cilët janë persona të zhvendosur nga zona Al-Sha’ab dhe tani janë pajisur me strehim, ushqim apo medikamente.

Familja e njëmbëdhjetë fëmijëve dhe babai i tyre u larguan nga shtëpia pranë kufirit me Arabinë Saudite dhe tani jetojnë nën një pemë.

Motra e Fatimas tha për mediat: “Unë nuk e di nëse ne mund të kujdesemi për të, ose nëse ajo do të kequshqehet përsëri për shkak të kushteve të vështira që po jetojmë. Ne nuk kemi asgjë për ta ushqyer atë.”

Ndërkohë drejtoresha e klinikës tha se edhe shumë gra shtatzëna po vuajnë nga kequshqyerja akute dhe sipas saj do të shohim edhe më shumë shkatërrim.

 

 

 

(Kosova Sot)