Juncker: Nuk shoh mjaftueshëm progres për Brexit

  • 19 February 2019 - 23:59
Juncker: Nuk shoh mjaftueshëm progres për Brexit

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi se nuk sheh mjaftueshëm sinjale për përparim mbi çështjen e Brexit sa për të shpërsuar që takimi i të mërkurës me kryeministren britanike Theresa May do të mund të jetë produktiv.

“Nesër do të takohet me May (…) por nuk shoh mjaftueshëm lëvizje për të menduar se do të jetë një bisedim produktiv”, ka thënë ai.

“Nuk e di se çfarë do të më thotë May nesër (…) Nuk vendos Komisioni Europian se kur do të Largohet Britania e Madhe nga BE-ja, por është Britania e Madhe", ka shtuar Juncker.

"Theresa May thotë se Britania e Madhe do të dalë më 29 mars. Nëse do të qëndrojë përtej marsit, si anëtar i BE-së do të duhet të organizojë zgjedhje europiane. Traktati është traktat dhe kjo është ajo që thotë”, theksoi Juncker në një deklaratë të bërë në “Twitter”.

 

(Kosova Sot)