Mogherini: Po shtyjmë përpara negociatat Serbi-Kosovë, pavarësisht nga vështirësitë

  • 21 February 2019 - 19:21
Mogherini: Po shtyjmë përpara negociatat Serbi-Kosovë, pavarësisht nga vështirësitë

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, deklaroi se pavarësisht nga vështirësitë, ka pasur përparim në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Mogherini ka thënë për "Politiko" të Brukselit se ajo e konsideron suksesin e saj më të madh marrëveshjen bërthamore me Iranin, por vuri në dukje se nuk mund të harrojë punën në Ballkan.

“Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, po shtyjmë përpara negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mund t'i japim fund konflikteve në Ballkan”, tha ajo.

 

 

(Kosova Sot)