Pse Lushtaku s’u përgjigj në pyetjet e Speciales, flet avokati i tij

  • 21 February 2019 - 23:44
Pse Lushtaku s’u përgjigj në pyetjet e Speciales, flet avokati i tij

Sami Lushtaku, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës ka qenë njëri nga të ftuarit e Gjykatës Speciale.

Lushtaku në Hagë nuk e kishte thënë asnjë fjalë dhe për këtë ka një shpjegim avokati i tij dhe ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice.

“Unë i kam dhënë këshillë. Ai e ka marrë në konsideratë këshillën time dhe ka vepruar sipas saj”, ka thënë Nicë në një intervistë për media.

“Si z. Lushtaku dhe të tjerët janë ftuar për dy gjëra: Të sjellin dokumente, që Lushtaku nuk kishte asnjë dhe t’i përgjigjen pyetjeve”.

“Ata nuk kishin asnjë akuzë për Lushtakun, kur ne nuk i dime cilat janë akuzat nuk mund të lëvizim përpara. I thanë nuk kemi asnjë akuzë specifike ndaj jush”.

“…dhe nëse duhet ta arrestonin një person në Prishtinë i cili dyshohet se e ka vjedhur një veturë – athërë atij i thuhet se jeni i dyshuar për vjedhjen e një veture. Mund t’i bëni pyetje rreth kësaj dhe personi mund të përgjigjet”.

 

(Kosova Sot)