Serbët ia zbulojnë passwordin Hashim Thaçit (Video)

  • 13 March 2019 - 14:53
Serbët ia zbulojnë passwordin Hashim Thaçit (Video)

Serbët pretendojnë se kanë bërë një zbulim të madh sa i përket Kosovës. Ata thonë se kanë arritur ta zbulojnë fjalëkalimin e kompjuterit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Kështu të paktën pretendojnë ata, bazuar në një video të shpërndarë kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale, ku Thaçi shihet duke punuar në kompjuterin e tij.

Kjo video shpërnda shumë në rrjetet sociale.

 

“Thaçi ka një kod të komplikuar. 123456”, shkruajnë serbët në përshkrimin bashkë me videon e Thaçit duke punuar në zyrën e tij.

Videoja nxiti shumë komente, kështu që komentuesit pyesnin nëse bëhej fjalë për “numra të vegjël ose të mëdhenj”.

Lexo edhe: Rama: Maqedonia e Veriut është mik dhe partner i pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë

1389 – shkroi një përdorues Twitter, duke aluduar në vitin kur ndodhi beteja e Kosovës.

(Kosova Sot)