“Kosova Sot” zhveshi gjenocidin serbomadh, hakmarrja e regjimit e bëri shkrumb e hi

  • 18 March 2019 - 07:35
“Kosova Sot” zhveshi gjenocidin serbomadh, hakmarrja e regjimit e bëri shkrumb e hi

Badallaj: Flaka e kasapit Milosheviq mori me vete jo më pak se 5 milionë euro investime të “Kosova Sot”

“Tërë aktivitetin dhe kapacitetet e veta krijuese atëbotë gazeta "Kosova Sot" ua kushtoi veprimtarisë edukativo-arsimore dhe atdhetare, si dhe arsimimit të gjeneratave të reja të Kosovës, kur vendi kishte rënë nën sundimin terrorist të Milosheviqit dhe populli i saj ishte abroguar nga çdo e drejtë njerëzore dhe nacionale, deri te ndalimi i shkollave në gjuhën shqipe.

Ndaj, regjimi kriminel serb, para shkatërrimit dhe djegies totale, më 11 mars 1999, fillimisht gazetën ‘KOSOVA SOT’ e kishte dënuar pa seancë gjyqësore, kurse më 18 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-ministrit Aleksandër Vuçiq, u ndalua tërësisht botimi i kombëtares "Kosova Sot"! Sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, përveç dënimit dhe mbylljes, regjimi kriminel i Milosheviqit gazetën ‘KOSOVA SOT’, pikërisht natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999, e dogji dhe shkatërroi tërësisht objektin dhe makinerinë e shtypshkronjës së botuesit të gazetës ‘Kosova Sot’, në vlerë mbi 5 milionë euro”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Gani Qarri

Para plot 20 vjetësh, më 11 mars 1999,  regjimi serb përmes vendimit të Gjykatës së regjimit serb të instaluar në Prishtinë, me urdhër të ish-ministrit të informacionit Aleksandër Vuçiq, madje duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi, sado diskriminuese që ishin ato, pa ftesë, madje pa  mbajtur as edhe një seancë gjyqësore, e dënoi gazetën “Kosova Sot” me dënim prej mbi 300 mijë DM për shkak të politikës editoriale të gazetës që përkrahte luftën çlirimtare në Kosovë. Ishte pikërisht mbulimi i aktiviteteve të luftëtarëve të UÇK-së, mbulimi i ofensivave nga vendi i ngjarjes dhe politika editoriale kundër regjimit të Milosheviqit ato veprime që bënë që gazeta “Kosova Sot” të bëhet halë në sytë e armikut  dhe madje kundërshtari NR. 1 i këtij regjimi vrastar, piroman e flakëvënës.

Prandaj, më 18 mars 1999, regjimi serb i hodhi në aksion policinë dhe e ndaloi edhe fizikisht botimin e gazetës më të madhe në vend, “Kosova Sot”. Pra, gazeta u konfiskua në të gjitha pikat e shitjes në tërë Kosovën dhe rrjetit të shitjes iu konfiskuan gazetat edhe nëpër veturat shpërndarëse ! Por, lufta e regjimit të Milosheviqit kundër gazetës më të madhe në vend, “Kosova Sot”, nuk përfundon këtu. Gjashtë ditë më pas, më saktësisht më 24 mars 1999, në ditën e parë të bombardimeve të NATO-s, vetëm dy orë pasi që filluan bombardimet, përgjigjja e regjimit të Milosheviqit vjen duke filluar me flakëvënien e djegien, shkatërrimin e mbi 3000 metrave katrorë të hapësirave të shtypshkronjës së gazetës ‘KOSOVA SOT’, me pajisjet më të avancuara në rajon, ku përveç gazetës shtypeshin shumica ose mbi 80% e librave dhe tërë dokumentacionit pedagogjik shkollor: ditarëve, librezave, indekseve dhe materialeve tjera shkollore në gjuhën shqipe.

Pra, më 24 mars 1999 regjimi i Milosheviqit zgjodhi jorastësisht të parën pikërisht gazetën dhe shtypshkronjën e gazetës ‘KOSOVA SOT’, si cakun e parë për t`u hakmarrë kundër bombardimeve të NATO-s, pasi që roli dhe ndikimi i gazetës ‘KOSOVA SOT’ ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit. Dëmi i djegies ishte mbi 5 milionë euro dhe, edhe pse tanimë po bëhen 18 vjet dhe edhe përkundër që në gjykatë është dorëzuar padia kundër Serbisë për dëme të luftës, e njëjta as që është marrë parasysh dhe as nuk është shqyrtuar seriozisht nga gjyqësori i instaluar me arsyetimin se nuk janë kompetentë, duke  udhëzuar që padia të dërgohet në gjykatat e Serbisë në Beograd, ose të shkohet si i thonë fjalës popullore: "Cjapi të shkojë të Kasapi", edhe pse vendi i krimit është bërë në Prishtinë (Kosovë)!!!

Analistët politikë, përfaqësues të partive politike, por edhe qytetarët, vlerësojnë lart rolin dhe kontributin e gazetës ‘KOSOVA SOT’, me rastin e 20-vjetorit të dënimit të gazetës nga ish-regjimi kriminal i Milosheviqit,  ku gazeta ‘KOSOVA SOT’ më 11 mars 1999 u dënua pa seancë gjyqësore nga ish-ministri i informatave, Aleksandër Vuçiq, dhe pastaj u ndalua botimi i gazetës më 18 mars 1999.

Image

Okupatorin serb e frikësonte fjala e lirë

Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni, anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik dhe luftëtar i lirisë - epror ushtarak i karrierës dhe luftëtar i UÇK-së, fillimisht i uron gazetës përvjetorin e radhës dha rrugëtimin nëpër sfida dhe shton: “Për okupatorin serb media si ju ishin cak i atakut, sepse i frikësonte fjala e lirë, të vërtetat rreth agresionit që Serbia ushtronte mbi qytetarët e Kosovës dhe represaliet, dhunën e terrorin që i gjithë aparati shtetëror i okupatorit ushtronte mbi Kosovën.

Por, kjo nuk ka arritur t'ju frikësojë e as t'ju ndalojë në përmbushjen e misionit tuaj për informim të drejtë e të lirë. Lufta në Kosovë kishte nevojë për disa fronte, në mënyrë që të ngadhënjenim kundër një okupatori të egër siç ishte Serbia. Njëri nga frontet ishte pa dyshim plasimi i informatave për atë se çfarë po ndodhte. Kjo jo vetëm për të informuar qytetarët tanë, por nga dritare si kjo juaja kalonin informacionet për t’u shpërndarë më pas nëpër mediet botërore dhe kështu e vërteta për Kosovën shpërndahej gjithandej”, thekson deputeti Anton Quni për “Kosova Sot”.

Image

Zeqa: 20 vjet pas djegies,”Kosova Sot” halë në sytë e pushtetarëve të inkriminuar

Sipas analistit Florim Zeqa, gazeta "Kosova Sot” është mediumi i parë në Kosovë që është përballur me masat ndëshkimore nga regjimi serb i Milosheviqit, përkatësisht më 11 mars 1999, kur regjimi serb përmes vendimit të Gjykatës së Prishtinës, të instaluar në Prishtinë, me urdhër të ish-ministrit të informacionit, Aleksadar Vuçiq, pa ftesë dhe pa e mbajtur as edhe një seancë gjyqësore e dënoi gazetën ‘KOSOVA SOT’ me dënim prej mbi 300 mijë DM, për shkak të politikës editoriale të gazetës që përkrahte luftën çlirimtare në Kosovë.

“Thënia e së vërtetës mbi ngjarjet në Kosovë dhe mbulimi i aktiviteteve të luftëtarëve të UÇK-së, gjegjësisht mbulimi i ofensivave nga vendi i ngjarjes dhe politika editoriale kundër regjimit të Milosheviqit, kishin bërë që gazeta ‘KOSOVA SOT’ të bëhet halë në sytë e regjimit vrastar, piroman e flakëvënës të Milosheviqit. Kësisoj, më 18 mars 1999 regjimi serb i kishte hedhur në aksion policinë, duke e ndaluar edhe fizikisht botimin e gazetës më të madhe në vend, ‘KOSOVA SOT’. Përveç konfiskimit në të gjitha pikat e shitjes në tërë Kosovën dhe rrjetit të shitjes, iu konfiskuan gazetat edhe nëpër veturat shpërndarëse. Pra, kaq i ashpër dhe i pakompromis ishte sulmi ndaj gazetës ‘KOSOVA SOT’.

Djegia dhe shkatërrimi i mbi 3000 metrave katrorë të hapësirave të shtypshkronjës së gazetës ‘KOSOVA SOT’, u bë për shkak se, përveç gazetës në këtë shtypshkronjë shtypeshin shumica ose mbi 80% të librave dhe e tërë dokumentacionit pedagogjik shkollor me logon e Republikës së Kosovës, si ditarëve, librezave ,indekseve dhe materialeve tjera shkollore në gjuhën shqipe. Më i rëndë se sulmi i forcave serbe ndaj gazetës ishte refuzimi i padisë nga gjykatat tona kundër Serbisë për dëme të luftës, me arsyetimin paradoksal se nuk janë kompetentë, duke i udhëzuar që padinë ta dërgojnë në gjykatat e Serbisë në Beograd, që i bie "Cjapi të shkojë të Kasapi", ani pse vendi i krimit është bërë në Prishtinë (Kosovë)!

Shikuar nga distanca kohore, roli dhe ndikimi i gazetës ‘KOSOVA SOT’ ishte shumëdimensional, në radhë të parë ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit, me informimin objektiv ishte bërë dritare dhe zë i së vërtetës së luftës çlirimtare. Ringjallja dhe ngritja e gazetës ‘KOSOVA SOT’ nga feniksi, duke e rimarrë veten dhe tregun mediatik, edhe tani, pas 20 vjetësh, është bërë halë në sytë e pushtetarëve të inkriminuar dhe mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, të cilët po tentojnë sërish t`ia mbyllin gojën duke e kërcënuar gazetën për shkak të politikës së pavarur editoriale”, theksoi analisti Florim Zeqa për gazetën.

Image

Maloku: “Kosova Sot”, dritare e rilindjes informative shqiptare në Kosovë

Profesori universitar, Fadil Maloku, vlerëson se sado i ashpër që ishte reagimi hakmarrës i regjimit të Milosheviqit kundër gazetës, ajo mbijetoi dhe po vazhdon suksesshëm edhe sot, duke qenë e rreshtuar drejt në anën e qytetarit.“Tentimet e ish-regjimit të Milosheviqit për ta ndaluar, ndjekur e persekutuar, jo vetëm gazetarinë e pavarur (që sapo kishte filluar të ndërtohej dhe aktivizohej atë botë në Kosovë), por edhe gazetarët e njohur dhe të guximshëm kosovarë, e kalitën përvojën e rezistencës me mjete shumë më të sofistikuara, ish-regjimin serb. Në fakt “Kosova Sot” ishte një dritare e rilindjes informative shqiptare në Kosovë.

Si pasojë e kësaj, ky medium menjëherë me të filluar bombardimet iu deshtë të paguajë çmimin e këtij guximi për të informuar qytetarët. Tani, gati pothuajse dy dekada të kaluara dhe të një gjendje të pakonsoliduar demokracie, kur logjikisht liria e shtypit dhe mendimit të lirë do të duhej të ishte pasojë e çmimit të luftës së ndodhur, mediumet e pavarura po atakohen nga grupet e ndryshme të interesit”, theksoi profesori Fadil Maloku për “Kosova Sot”.

Po aq të vështirë, por edhe të suksesshme, e sheh këtë rrugëtim nëpër kohë të gazetës “Kosova Sot” edhe analisti Bislim Aliu.“Dihet mirëfilli se më 11 mars regjimi serb, përmes vendimit të Gjykatës së Prishtinës, me urdhër të ish-ministrit të informacionit, Aleksandër Vuçiq, i cili pa ftesë dhe pa mbajtur asnjë seancë gjyqësore e dënoi ashpër gazetën ‘KOSOVA SOT’, me dënimin prej mbi 300 mijë DM, për shkak të politikës editoriale të gazetës, e cila përkrahte vazhdimisht luftën çlirimtare në Kosovë. Andaj, mbulimi i aktiviteteve të luftëtarëve të UÇK-së, mbulimi i ofensivave nga vendi i ngjarjes dhe politika editoriale e gazetës ‘KOSOVA SOT’, u bënë halë në sytë e regjimit të piromanit dhe vrastarit Milosheviq.

Ndaj, më 18 mars 1999, regjimi serb i hodhi në aksion policinë dhe e ndaloi edhe fizikisht botimin e gazetës Nr. 1 dhe më të madhe në vend, “Kosova Sot”. Pra, gazeta u konfiskua në të gjitha pikat e shitjes në tërë Kosovën dhe rrjetit të shitjes iu konfiskuan gazetat edhe në veturat e shpërndarjes?! Por lufta e Milosheviqit , kundër kësaj gazete, më të madhe në vend, nuk përfundon këtu! Dhe, gjashtë ditë më pas, më saktësisht më 24 mars 1999, në ditën e parë të bombardimeve, regjimi i Milosheviqit ia vuri flakën, duke e djegur dhe shkatërruar tërësisht mbi 3000 metra katrorë të hapësirave të shtypshkronjës së gazetës ‘KOSOVA SOT’, me pajisjet më të avancuara në rajon, ku përveç gazetës shtypeshin shumica e librave shkollorë, i tërë dokumentacioni pedagogjik; ditarët, librezat, indekset dhe materiale tjera shkollore në gjuhën shqipe.

Pra, më 24 mars 1999, regjimi i Milosheviqit zgjodhi jorastësisht të parën gazetën dhe shtypshkronjën e gazetës ‘KOSOVA SOT’, si cakun e parë që të hakmerret kundër bombardimeve të NATO-s. Dëmi i djegies ishte mbi 5 milionë DM. Tani, pas ringjalljes si feniksi, ajo e rimori veten dhe për 20 vjet rresht e tregoi realitetin në mënyrën më profesionale. Ajo përditë po bëhet edhe më e fortë, duke shpërfaqur tematika të shumëllojta për lexuesit e nderuar, të cilët janë të shumtë dhe ndihen krenarë me gazetën numër 1 në Kosovë”, theksoi analisti Bislim Aliu për gazetën “Kosova Sot”.

Image

Qarri: “Kosova Sot” ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit

Sipas analistit Gani Qarri, kombëtarja "Kosova Sot" është mediumi më rrezatues i vendit që në vitet më të vështira të okupimit klasik të Kosovës gjithë veprimtarinë e vet ia kushtoi idealit të lirisë, si dhe arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja, të cilat sot përbëjnë një armatë të tërë intelektualësh dhe profilesh nga më të ndryshmet në vend. “Gazetë që u përpoq deri në fund për jetësimin e lirisë, u dogj e shkrumbua dhe ringjall si feniksi nga hiri i vet, me përpjekjet e vendosura në shërbim të kombit dhe popullit që i takonte, para dhe pas çlirimit të atdheut, me qëllim të prosperitetit dhe ecjes së vendit përpara edhe në vitet e pasçlirimit. Vepra e saj madhështore bëri që edhe në kohët më të vështira të okupimit klasik të vendit nga bandat terroriste të Milosheviqit, nxënësit, studentët dhe mësuesit, përkundër mbylljes së shkollave dhe të gjitha institucioneve shtetërore, të mos mbeten pa libra dhe materiale mësimore.

Gazeta ‘KOSOVA SOT’ është ajo që na rikujton edhe në këtë përvjetor përkushtimin, punën e vendosur dhe rolin e pazëvendësueshëm, që kjo gazetë pati në ato vite të rënda, duke u shndërruar edhe në Ent për Botimin e Librave dhe teksteve mësimore për gjithë Kosovën, duke mos lejuar që të mbetet asnjë boshllëk apo të krijohet ndonjë hendek ndërmjet gjeneratave, edhe në vitet e okupimit milosheviqian. Medium që sidomos me rastin e 20-vjetorit të djegies dhe shkatërrimit të shtypshkronjës, nga bandat terroriste të Milosheviqit, me 24 mars të vitit 1999, pa dyshim, duhet të kujtohet dhe vlerësohet me pietetin më të lartë publik dhe shtetëror në vend. Gazetë, veprimtaria e bujshme e të cilës rrezaton pandalshëm dhe do të jetojë e flasë përjetshëm me krenari dhe vlerësimin më të lartë, për stafin e vendosur dhe punën e palodhshme e të guximshme të saj, si e përditshmja numër një në Kosovë!

Tërë aktivitetin dhe kapacitetet e veta krijuese atëbotë gazeta "Kosova Sot" ua kushtoi veprimtarisë edukativo-arsimore dhe atdhetare, si dhe arsimimit të gjeneratave të reja të Kosovës, kur vendi kishte rënë nën sundimin terrorist të Milosheviqit dhe populli i saj ishte abroguar nga çdo e drejtë njerëzore dhe nacionale, deri te ndalimi i shkollave në gjuhën shqipe. Ndaj regjimi kriminel serb, para shkatërrimit dhe djegies totale, më 11 mars 1999, fillimisht gazetën ‘KOSOVA SOT’ e kishte dënuar pa seance gjyqësore, kurse më 18 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-ministrit Aleksandër Vuçiq, u ndalua tërësisht botimin i kombëtares "Kosova Sot"!

Sikur mos të mjaftoni as të gjitha këto, përveç dënimit dhe mbylljes, regjimi kriminel i Milosheviqit gazetën ‘KOSOVA SOT’, pikërisht natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999, dogji dhe shkatërroi tërësisht objektin dhe makinerinë e shtypshkronjës së botuesit të gazetës "Kosova Sot”, në vlerë mbi 5 milionë euro, për faktin se aty shtypeshin librat për shkolla në gjuhën shqipe dhe materialet shkollore me logo të Republikës së Kosovës. Kombëtarja “Kosova Sot” u shqua edhe për përkrahjen e hapur të luftës çlirimtare, si dhe pozicionimin e vendosur kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit.

Ndaj për ta finalizuar krimin, regjimi okupator serb në ditën e bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999, zgjodhi pikërisht objektin dhe shtypshkronjën e gazetës ‘KOSOVA SOT’  si të parën për t`u hakmarrë barbarisht kundër saj, pasi që roli dhe ndikimi në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm i gazetës ‘KOSOVA SOT’ ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit. Por, megjithatë, kontributi mbi 20-vjeçar dhe ringjallja e gazetës ‘KOSOVA SOT’ si feniksi nga hiri i vet, për ta rimarrë sërish tempin dhe tregun dhe për të ardhur në situatë që tani, 20 vjet pas, pushtetarë të inkriminuar dhe mafio-oligarkë të nëntokës kriminale të tentojnë serish t`ia mbyllin gojën, duke e kërcënuar gazetën për shkak të politikës editoriale të pavarur, dëshmon se nuk mund të vlerësohet tash as me këtë kastë të kriminalizuar politike”, theksoi analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”.

Image

Kelmendi: Gazetën “Kosova Sot” nuk mundi ta ndalë klika vrastare e Milosheviqit, dhe jam i bindur se as sot nuk mund ta ndalë asnjë pengesë që mund t’i dalë përpara

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se gazeta ditore “Kosova Sot” është duke e luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e një informimi real të gjendjes që kemi. Ai thotë se këtë mision për të qenë zë i popullit “Kosova Sot” e ka filluar që nga botimi i numrit të saj të parë, në kohët e vështira të luftës dhe okupimit serb.“Ishin vitet e rënda kur filloi nga puna. Regjimi serbomadh ishte në piedestal të dhunës dhe të terrorit, sikundër edhe të luftimit të mjeteve të informacionit, të cilat ishin reale dhe e pasqyronin objektivisht gjendjen.

Dhuna kishte marrë hov. Kjo gazetë doli me tërë fuqinë e vet në pasqyrimin e gjendjes dhe në zhveshjen e gjenocidit serbomadh. “Kosova Sot” u bë mjet i dashur dhe shumë i respektuar nga populli. Ajo jepte të dhëna dhe tregonte edhe rrugëdaljen nga gjendja. Duke qenë kështu pushtuesi serbomadh, iu vërsul kësaj gazete dhe e dëmtoi rëndë. Por, këtë punë nuk mundi ta ndalë. Duhet thënë se “Kosova Sot” edhe pas luftës u bë sy dhe vesh i popullit. “Çdo e dhënë e nga ‘Kosova Sot’ është dalë e vërtetë.

Nuk ka punim dhe fushë që nuk u vërtetua me kohë realja e informimit të saj. Tash po e tregon këtë me fakte edhe gjendjen në Presidencë në Qeveri dhe në Kuvend. Një punë të palodhur e ka bërë dhe po e bën edhe në fushën e sistemit të së drejtës. Kurdoherë po tregon me fakte gjendjen në polici, në prokurori, nëpër gjykata dhe në komunat e Kosovës. Është gazeta e parë që tregoi dukurinë e ndarjes dhe të copëtimit të vendit. Gazetën “Kosova Sot” nuk mundi ta ndalë klika vrastare e Milosheviqit, aksionet djegëse dhe shkatërrimtare të regjimit fashist serb dhe jam i bindur se as sot nuk mund ta ndalë nga rruga e formimit objektiv mbi tërë çështjet në vend, asnjë pengesë që mund t’i dalë edhe tani përpara. Në fund të fundit, kjo gazetë është e tillë, objektive dhe e dashur për lexuesin, dhe nuk është se ikën nga vija redaktuese e informimit objektiv për gjendjen brenda dhe jashtë vendit”, theksoi profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, për gazetën.

Image

Mehmeti: "Kosova Sot” luftoi armikun, pas lufte kapjen e shtetit nga klasa politike

Analisti Faton Mehmeti thotë se guximi i gazetës “Kosova Sot”, që u nis  në kohën e luftës, për informim të drejtë, po vazhdon edhe në kohën e paqes, vetëm në interesin publik. Shton se “Kosova Sot” i ka shërbyer informimit të drejtë dhe si e tillë ka qenë cak i armikut, i cili 20 vjet më parë e dogji, por nuk arriti asnjëherë ta mposhtë.

Kjo tregon për madhështinë e kësaj gazete, e cila nuk u ndal asnjëherë në çdo periudhë t"i shërbejë çështjes kombëtare. Gjatë luftës "Kosova Sot” luftoi armikun, pas lufte kapjen e shtetit nga klasa politike. Kjo gazetë ka arritur të mbijetojë falë përpjekjeve të saj për informim të drejtë dhe korrekt. Si e tillë, kjo gazetë edhe sot gëzon besueshmëri, pasi fjala e lirë dhe e vërtetë është synimi dhe lajtmotivi i saj”, theksoi analisti Faton Mehmeti.

Image

Badallaj: Gazeta “Kosova Sot” nuk pranon medalje nga kuislingët që shesin shpirtin e tyre

Analisti politik Reshat Badallaj vlerëson se “Kosova Sot” gjatë luftës ishte e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës dhe më gjerë, sepse mbante gjallë shpirtin e kombit dhe ishte vënë drejtpërdrejt, pa pasur frikë fare, në anën e popullit liridashës dhe në anën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse e dinte rrezikun që i kanosej nga regjimi gjakatar serbian dhe nga shqipfolësit, përkatësisht argatët me tradita të moçme të Serbisë fashiste.“Gazeta vazhdoi me këmbëngulësi rrugën e saj në anën e popullit dhe luftës, që bëri si ajo a mund të jetojë njeriu pa ujë, ajër, aq pa gazetën ‘KOSOVA SOT’, por mu për këtë u bë halë në sy në regjimin gjakatar të kasapit Slobodan Milosheviq dhe drejtoi shigjetat drejt gazetës dhe stafit të saj.

Nuk vonoi shumë dhe langonjtë u nisën drejt shtëpisë botuese për t´ia vënë drynin dhe që të mos e shoh dritën, ose për të shpëtuar, të pranojë që të kthehet në anën e pushtuesit për të mos ia parë sherrin, por nuk pranoi t´ia kthejë shpinën popullit dhe luftës drejt lirisë. Por, stafi i saj ishte i palëkundur edhe pse ka pritur që do t’ia vërë flakën, assesi nuk pranoi si disa paçavure tjera antikombëtare dhe paçavure që jepte popullin dhe Kosovën, pajtoheshin për autonomi vetëm të mbijetonte gazeta e SORROSIT. Stafi përpos kapitalit milionësh vuri edhe jetën në rrezik, në teh të thikës, komplet të stafit dhe nuk kthehej mbrapsht, kundër kombit dhe kundër UÇK-së që jepte shpresë se do të vijnë ditët më të mira dhe kjo filloi të lexohej edhe ilegalisht, duke e dhënë kontributin e saj në të gjitha rrugët dhe në të gjitha drejtimet. Duke parë se janë të palëkundur si trung, këlyshi i kasapit dhe gjakësorit, Slobodan Milosheviq, që quhej Aleksandar Vuçiq, japin urdhër të mos botohet, të mos bjerë në dorën e lexuesit, se është rrezik i madh, sipas tyre, duke e konsideruar barabar me pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që japin urdhër t’i vihet flaka dhe të bëhet shkrumb e hi, duke lënë vetëm gërmadha si të ishte në Kandahar”, theksoi analisti Badallaj për “Kosova Sot”.

Ai tutje shtoi: “Flaka mori me vete jo më pak se 5 milionë euro. Përpos makinerisë, flakët morën me vete edhe gjuhën shqipe, sepse aty botoheshin edhe librat me vlerë. Por, kasapxhinjtë dhe langonjtë serbianë nuk e mblodhën mendjen se kjo gazetë do të bëhet më e fuqishme dhe do jetë vdekjeprurëse kundër këtyre pushkaxhinjve dhe langonjve shqipfolës. Sa filluan bombardimet e Aleancës së NATO-s, Serbia fashiste në pamundësi për t´iu kundërvu atyre ia mësyn gazetës dhe shtypshkronjës së "KOSOVA SOT" dhe ishin të pamëshirshëm dhe shkatërruan deri në themel se kishte informacione të hershme nga zagarët shqipfolës dhe njerëzit e Slobodan Milosheviqit, se kjo gazetë futet përpos në shtëpitë e ngujuara të shqiptarëve, por  për të lexuar përcillej edhe nëpër malet më të thella ku nuk shkel këmbë njeriu dhe nëpër istikame të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ushtarët e mbanin nën kokën e tyre dhe zgjoheshin me të.

Po aq e vështirë, por e suksesshme, sipas Badallajt, është edhe kjo rritja e re e gazetës në liri.“Por, deshën apo s´deshën bandat shtetërore të pranojnë kontributin e gazetës "Kosova Sot", patën trysni nga lexuesit dhe pasi u mbështetën për muri, banda shtetërore ndan medalje edhe për këtë dritë e diell, gazetën që kishte lëshuar rrezet thellë në çdo shpirt shqiptari. Por, gazeta nuk pranon medalje nga kuislingët që shesin shpirtin e tyre, që shesin tokat e Kosovës që janë mbrojtur me gjak, që po e gëzojmë lirinë sot.

Sepse e vetëdijshme që të mos futet bashkë me mbeturinat dhe argatët e Serbisë fashiste dhe sllavo-ortodokset jugorë nuk deshi të futet bashkë me plehun e historisë dhe jashtëqitjen e kombit, nuk deshi të futet bashkë me ata që ecin në udhën e tradhtisë dhe të vdesin me damkën e zezë që dora e mallkimit dhe e popullit do t´i ndjekë kudo që të shkojnë”, theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

Image

Sahitaj: Ekziston mundësia tjetër për dëmshpërblim, që duhet kërkuar në Gjyqin e Strasburgut

Sipas Reshat Sahitajt, krijues, shkrimtar dhe veprimtar i çështjes kombëtare, sfidat në për të cilat kaloi “Kosova Sot”, sidomos në kohën e  regjimit serb, por edhe vështirësitë që has sot në realitetin e ri politik, në shtetin e pavarur, janë një proces transitor në shtetndërtim, prandaj duhet cekur se shtypi është fuqia e tretë botërore dhe nëse ai censurohet dhe kontrollohet nga politika, ai i ndihmon sistemit politik qoftë okupues qoftë vendor.

“Në rastin kur një gazetë është objektive dhe ia turbullon ujin sistemit okupues, aty nuk ka asnjë dyshim që do të merren masa të jashtëzakonshme për ta penguar, ndaluar, ose shuar krejtësisht. Mendoj se duhet t’i kuptojmë dy imponime që hasin gazetarët dhe pronarët e gazetave: gjatë kohës se okupimit është krejt normale, që armiku dëshiron t’i kontrollojë dhe censurojë të gjitha mediet. Censura dhe kontrolli mbi mjetet e informimit janë prioritet i çdo okupuesi, mirëpo në kohën e sotme, në Kosovën ku po mbushen 20 vjet liri e demokraci, siç pretendojnë qeveritarët tanë, të kontrollohen dhe ende të bëjnë presion zyrtarët e shtetit tonë është diçka absurde dhe e papranueshme.

Andaj “Kosova Sot” ka qëndruar stoike gjatë kohës së okupimit dhe tani në Kosovën e lirë e të pavarur ende po vazhdon të qëndrojë objektive në shkrimet e saj. “Kosova Sot” gjithnjë me shkrimet e saj ka mbrojtur në mënyrë profesionale dhe denjësisht interesat kombëtare, andaj Milosheviqi, respektivisht politika serbe, gazetën “Kosova Sot” e kishte në shënjestër dhe morën hapat më brutalë kundër kësaj gazete, në mënyrë që ata të ndalonin çdo lajm objektiv dhe popullin tonë të vënin në errësirë totale informative.

“Kosova Sot” ka dhënë një kontribut tejet të çmuar, që me shkrimet e saj me shumë dinjitet i ka dalë zot, duke i përshkruar: terrorin serb mbi popullsinë shqiptare, vuajtjet, shpërnguljet, burgosjet ,vrasjet. Sa u përket procedurave gjyqësore që “Kosova Sot” i ka paditur, duhet të jemi të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e gjyqtarëve tanë janë mbeturina të sistemit okupues, nga i cili kishin të gjitha privilegjet e mundshme, e prej tyre nuk duhet pritur një aktvendim pozitiv.

Mirëpo ekziston mundësia tjetër për dëmshpërblim, që duhet kërkuar në gjyqin e Strasburgut dhe ata vendosin objektivisht. Strasburgu i pranon lëndët vetëm pasi që të shteren të gjitha procedurat vendore ku palës i kërkohen të gjitha vendimet negative të gjyqit vendor, e nëse pala nuk është në pritje me vite të tëra është procedurë tjetër që duhet kërkuar ndihma e një avokati ndërkombëtar”, theksoi Reshat Sahitaj për gazetën.

Vlerësime të larta për betejën në luftë dhe betejën në paqe nga gazeta “Kosova Sot”

Edhe qytetarët e anketuar vlerësojnë lart kontributin e gazetës, si në ditët e vështira të luftës për liri, kur u sulmua me qëllim shkatërrimi dhe të zhbërjes nga regjimi i Milosheviqit, por edhe në realitetin e ri të krijuar  pas luftës, kur gazeta “Kosova Sot” vazhdon të jetë një tribunë e mendimit të lirë. Kështu mendon qytetari Mirsad Krasniqi.

“Kontributi i gazetës ‘Kosova Sot’, në ditët më të vështira të luftës për liri, ishte  i madh. Ai kontribut në dobi të shtetit të ri filloi në periudhën e vështirë të okupimit edhe të paraluftës, por edhe gjatë kohës më të vështirë të luftës. Sidomos gjatë luftës për aq sa mbijetoi kjo gazetë na mbajti gjallë me raportimet e guximshme dhe shumë të besueshme nga të gjitha zonat dhe frontet e luftës. 

Ky informim na jepte akoma më shumë kurajë për qëndresë, sepse realisht popullata gati sa ishte në një gjendje për t’u dorëzuar, mirëpo ishin të gjitha përpjekjet për informim të drejtë rreth luftës për liri dhe ishte pikërisht edhe gazeta “Kosova Sot” ajo që dha më së shumti kontribut për të na mbajtur gjallë e të ndihemi krenarë, por edhe të forcohemi karshi okupimit të egër dhe sulmeve të armikut serb. Ky rol ka bërë që gazeta “Kosova Sot” të ndiqet deri në zhdukje nga regjimi serb. Unë e vlerësoj lart rolin e kësaj gazete edhe pas luftës.

Po aq lart e vlerëson rolin dhe kontributin e gazetës në luftë, për çka u bë cak i sulmit serb, edhe ish-eprori i karrierës ushtarake, luftëtar lirie Ahmet Alishani, sipas të cilit atë guxim të drejtë të luftës “Kosova Sot” po e trason edhe në liri në informimin e drejtë të qytetarit.“Dihet që Serbia nuk zgjidhte mjete dhe metoda për të shkatërruar çdo gjë që  frymonte shqip, duke filluar nga njerëzimi, masa e qytetarëve të pafajshëm, duke i larguar nga Kosova dhe për të marrë në dorë këtë territor të okupuar dhe për t’i sjellë këtu kolonët e rinj të ikur nga ish- trojet tjera të Jugosllavisë dhe për t’i vendosur këtu në Kosovë, duke ndryshuar gjithçka, që më së paku Kosova të jetë shqiptare dhe më së paku të ketë kosovarë.

Një dritare e drejtë informimi ishte gazeta “Kosova Sot”, prandaj edhe kjo u bë cak si medium i lirë dhe popullor, prandaj e vendosi në atë listë të shfarosjes, sikurse shumicën e popullatës.

(Kosova Sot)