Çizhov: Caktimi i kufirit Kosovë – Serbi mund të ketë sukses, por do të krijonte precedent

  • 21 March 2019 - 10:23
Çizhov: Caktimi i kufirit Kosovë – Serbi mund të ketë sukses, por do të krijonte precedent

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov, ka thënë se propozimi për caktimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i suksesshëm.

Por për të do të krijohej precedent për vendet tjera të rajonit ku një pjesë e madhe e popullsisë së tyre përbëhet nga shqiptarët.

“Fillimisht, për Kosovën, është një çështje shumë e komplikuar. Por nëse ata [Kosova dhe Serbia] pajtohen, propozimi për demarkacionin mund të ketë sukses, por që do të krijonte precedent që do të mundë të shkaktonte probleme në Maqedoninë e Veriut, ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë”, ka thënë Çizhov për mediumin grek Kathimerini.

Duke folur për marrëveshjen e Prespës, ai ka thënë se në atë rast është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë, Presidenti nuk e ka nënshkruar atë, referendumi ka dalë i pavlefshëm dhe sipas tij BE-ja argumenton se marrëveshja Greqi-Maqedoni e Veriut është shembull për zgjidhjen e problemeve të ngjashme.

Çizhov ka shtuar ka parë disa harta që Shqipërisë së Madhe në të cilën janë përfshirë pjesë të rëndësishme të Greqisë.

Nëse marrëdhëniet me Rusinë kanë qenë burim i fërkimit të disa vende të BE-së, ai ka thënë se kanë paralajmëruar se zgjerimi i mëtejmë i bllokut pas vitit 2004 do të paraqiste probleme.

Lexo edhe: Trump bën thirrje për publikim të raportit të Muellerit

“I njihnim këto vende më mirë se vendet anëtare Perëndimore. E dinim se ideja e bashkimit të disa prej këtyre vendeve [ të Ballkanit] me BE-në dhe NATO-n ishte e prirë nga dëshira që ato të tërhiqeshin prej Rusisë sa më larg që të jetë e mundur”, ka thënë Çizhov, duke shtuar se askush nuk mund t’ia zgjedhë prindërit dikujt sikurse fqinjët.

(Kosova Sot)