Nxënësit e shkollave Mehmet Akif sërish do të garojnë për Kosovën në SHBA

  • 21 March 2019 - 11:10
Nxënësit e shkollave Mehmet Akif sërish do të garojnë për Kosovën në SHBA

Ende nuk ia kanë nisur universitetit, por nxënësit e shkollave Mehmet Akif çdo ditë e nderojnë Kosovën me shpirtin e tyre garues si në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.  Vetëm këtë muaj nxënësit e Shkollës Mehmet Akif të Prizrenit fituan pjesmarrjen në Rumani dhe u kthyen me medalje nga gara ndërkombëtare ASAF.

Por tashmë vjen edhe një sukses i radhës për shkollat Mehmet Akif që patjetër është edhe sukses i Kosovës. Tetë nxënës të shkollës Mehmet Akif-Lipjan dhe një nxënës i Mehmet Akif-Gjakovës fituan të drejtën të shkojnë në SHBA dhe të garojnë me 1400 nxënës nga mbarë bota në olimpiadën Genius.

“Përsëri në Genius 2019 ”, thotë i kënaqur drejtori i Mehmet AKif Lipjan, Ender Tergip.

Ai shton se ndihet i kënaqur pasi suksesi i nxënësve është një motiv për të, që të punojnë edhe më shumë.

“ Përsëri në “Genius 2019” Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë vit do të garojnë për Kosovën në olimpiadën “Genius” që do të mbahet në SHBA gjatë muajit qershor. Në olimpiadën “GENIUS”, janë kualifikuar 1400 nxënës nga 39 shtete nga mbarë bota. Kosovën do ta përfaqësojnë 8 nxënës të Kolegjit “Mehmet Akif” me 4 projekte. Ju urojmë suksese nxënësve tanë dhe shpresojmë se edhe kësaj here Kosova do të përfaqësohet me sukses në arenën ndërkombëtare.” ka thënë drejtori i shkollës Ender Tergip.

Por edhe drejtori i shkollës Mehmet Akif në Gjakovë, Fatih Aktas ndihet krenar që nxënësi i kësaj shkolle do të marrë pjesë në garën e rëndësishme në SHBA.  Sipas tij, në MAC Gjakovë rëndësi e veçantë iu kushtohet gjuhëve të huaja, projekteve dhe olimpiadave shkencore si dhe i mbështet të gjithë nxënësit që marrin pjesë në këto aktivitete.

Misioni ynë është të edukojmë breza që respektojnë bazat e një shteti demokratik e ligjor që kanë nevojë të gjitha shoqëritë dhe komunitetet, thotë Aktash duke shtuar “ Të edukojmë një brez të emancipuar, të vetëdisuar dhe të mbushur me dashuri për atdheun që ta përfaqësoj me dinjitet kudo atë. Të kontribuojmë në zhvillimin e miqësisë dhe vlerave kulturore të përbashkëta të Kosovës me shtetet tjera. Të mundësojmë shfrytëzimin maksimal të shërbimeve cilësore të edukimit për t’i arritur nxënësit tanë synimet e tyre.”

Mësohet se nxënësi që do të marrë pjesë është  Viol Kameri  me projektin  “Im am no longer exist- Art , Satirical Ilustration”

GENIUS Olimpiada promovon një kuptim global të çështjeve mjedisore dhe arritjen e qëndrueshmërisë përmes shkencës bazë, artit, shkrimit kreativ, inxhinierisë, dizajnit dhe zhvillimit të biznesit.

GENIUS Olimpiada ofron sfida dhe mundësi për nxënësit e shkollave të mesme, për të futur në to shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme për të qenë qytetarë, udhëheqës, shkencëtarë, artistë, shkrimtarë, inxhinierë dhe krijues të politikave të agjentëve të ardhshëm të cilët do të promovojnë dhe kontribuojnë në më shumë qëndrueshmërinë mjedisore gjatë gjithë jetës së tyre. 

(Kosova Sot)