Kjo është lista e personave që do të dëshmojnë para deputetëve për privatizimet në Kosovë

  • G.g /
  • 22 September 2020 - 12:14
Kjo është lista e personave që do të dëshmojnë para deputetëve për privatizimet në Kosovë

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është miratuar lista e parë e dëshmitarëve dhe caktimi i intervistave.

Kryesuesi i këtij Komisioni, deputeti Hajrullah Çeku, theksoi se në listën e parë të dëshmitarëve janë: Ali Sadriu, Haki Shatri, Ahmet Shala, Besim Beqaj, Blerim Rexha, Bujar Dugolli, Petrit Gashi, Bajram Zejnullahu, Naser Osmani, Haxhi Arifi, Jyakim Rykerc, Andrea Capuselo, Shkelzen Lluka, Valon Tolaj, Ekrem Hajdari, Mrika Tahiri, Avni Jashari.

Komisioni gjatë mbledhjes vendos që intervistat të nisin nga java e ardhshme apo më vonë.

Kryesuesi Çeku ka thënë se do të dalë edhe një listë tjetër për intervistë me pronarët e kompanive që kanë privatizuar ndërmarrjet.

Ndërsa, përzgjedhja e ekspertëve të jashtëm nuk është bërë publik. Po ashtu Komisioni ka bërë kërkesa të reja për qasje në dokumentet zyrtare.

(Kosova Sot Online)