Latifi për arrestimin e Haki Rugovës: Prokuroria deshi t’i demantoj amerikanët

  • E. /
  • 12 October 2020 - 13:23
Latifi për arrestimin e Haki Rugovës: Prokuroria deshi t’i demantoj amerikanët

Filozofi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi ka thënë se arrestimi i kryetarit të Istogut, Haki Rugovës është bërë për ta neutralizuar goditjen që Prokuroria e mori para pak ditësh nga ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Latifi ka shkruar se kjo përpjekje është e kotë dhe se statistikat tregojnë se amerikanën kanë pasur të drejtës.

“Arrestimi i befasishëm i kryetarit të Istogut nuk është i motivuar politikisht, siç thanë bashkëpartiakët e tij, në krye me Isa Mustafën. Ky arrestim është bërë për të neutralizuar disi goditjen që mori po atë ditë prokuroria e Kosovës nga ambasada amerikane, e cila e cilësoi me termat më të rëndë sistemin e drejtësisë në Kosovë, si një sistem i shkatërruar nga ndërhyrjet politike.Duhej arrestuar një zyrtar i lartë i partisë në pushtet që të jepej mesazhi se qëndrimi i amerikanëve është i gabuar. Por kjo përpjekje është krejtësisht e kotë. Statistikat kokëforta tregojnë se amerikanët kanë plotësisht të drejtë”, ka thënë Latifi.

Tutje, ai ka treguar ngeciet e drejtësisë për 20 vjet, duke përmendur faktin se përgjatë këtyre viteve vetëm një politikan është dënuar për çështje korrupsioni.

“Gjatë këtyre 20 viteve drejtësia në Kosovë nuk ia ka dalë ta dënojë me burg efektiv asnjë politikan të Kosovës për çështje korrupsioni, në kohën kur edhe lopët që kullosin në fusha e dinë se politika është burimi kryesor i korrupsionit dhe zhvatjes së parasë publike në Kosovë. Vetëm një politikan është dërguar në burg për çështje korrupsioni, e ai është deputeti Etem Arifi. Arsyeja pse ai nuk ishte në gjëndje t’i shmangej burgut është e qartë dhe e thjeshtë : ai është ashkali dhe i pafuqishëm për t’i shikuar shtrembër prokurorët e gjykatësit”, ka shkruar Latifi. 

 

Arrestimi i befasishëm i kryetarit të Istogut nuk është i motivuar politikisht, siç thanë bashkëpartiakët e tij, në krye...

Publiée par Blerim Latifi sur Lundi 12 octobre 2020

(Kosova Sot Online)