Lexoni edhe:
Qeveria dhe Kuvendi të blerë nga oligarkët Devolli po e tradhtojnë Telekomin e Kosovës
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar drejtësi për aktivistët që pritet të dalin para Gjykatës nën akuzën për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.
Haxhiu ka thënë se gjashtë aktivistët e LVV-së përfshirë edhe tashmë të ndjerin Astrit Deharin ishin arrestuar pa asnjë fakt.
Qeveria dhe Kuvendi të blerë nga oligarkët Devolli po e tradhtojnë Telekomin e KosovësLexoni edhe:
“Gjashtë aktivistë të LVV-së përfshirë edhe aktivisti Astrit Dehari ishin arrestuar pa asnjë fakt, kinse për sulmin ndaj Kuvendit. Në atë kohë ka pasur tendenca që LVV të shpallet organizatë ilegale, e që LVV të lidhet me veprime që i ka bërë dikush tjetër”, ka thënë ajo.
Ish-ministrja shton se edhe pas katër viteve, janë duke u përballur me një sistem të padrejtë.
“Sot pas katër viteve sërish është një seancë gjyqësore, që pas katër viteve po përballen me një sistem të padrejtë, që iu m’veshën veprime që nuk ishin bërë nga LVV.
Në vend që drejtësia të shkojë në vend, sot ende aktivistë të LVV-së përballen me gjykime politike, prokuroria duhet të hiqet nga ajo aktakuzë. Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë lëndë që vërtetojnë që aktivistët e LVV-së nuk kanë fare të bëjnë me sulmin ndaj Kuvendit”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)