Vdes një nga themeluesit e LDK-së

  • E. /
  • 12 December 2020 - 13:45
Vdes një nga themeluesit e LDK-së

Profesori Esad Dauti, pjesëtar dhe njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga LDK-ja, ndërsa kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

Mustafa ka thënë se Dauti do të jetë shembull për gjeneratat e reja.

“Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës”, thuhet në telegramin e Mustafës.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2661248654186394

(Kosova Sot Online)