Shkencëtarët zbulojnë një gjarpër të ri

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 13:32
Shkencëtarët zbulojnë një gjarpër të ri

Një specie e re gjarpri është zbuluar nga shkencëtarët, Levitonius mirus i sapo identifikuar i njohur gjithashtu si gjarpri gërvishtës gjendet në ishujt Samar dhe Leyte në Filipine, një arkipelag jashtëzakonisht i madh që përfshin të paktën 112 lloje të gjarpërinjve tokësorë.

Ky gjarpër sipas shkencëtarëve ka një kafke te gjatë dhe të ngushtë por ka një gjatësi më të vogël në krahasim me gjarpinjtë e tjerë, ky gjarpër ka një llojllojshmëri ngjyrash, që bie menjëherë në sy.

Emri shkencor, Levitonius mirus, nderon Alan Leviton, një studiues në Akademinë e Shkencave të Kalifornisë, i cili kaloi dekada duke studiuar gjarpërinj në Filipine, dhe vazhdon ta bëjë këtë deri më sot.

Weinell theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis shkencëtarëve me bazë në SHBA dhe atyre në Filipine, duke përparuar më tej kuptimin e zbulimit të specieve të reja në botë, shkruan CNN.


(Kosova Sot Online)