Lexoni edhe:
Lutfi Haziri: Nëse janari përballohet me numër të vogël të rasteve me COVID, hyjmë në muajin e shpresës
Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh.
Edhe pse shumë vetura kalojnë në këtë rrugë, për shkak të rrëshqitjes së dheut, një pjesë e asfaltit ka lëvizur për dhjetëra centimetra.
Raportohet se një kompani ka dalë prej disa ditësh në vend të ngjarjes dhe ka izoluar atë pjesë, mirëpo rreziku vazhdon pasi rrëshqitja mund të jetë më e thellë.
Ndryshe, kjo pjesë e hyrjes në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë nga autostrada, u renovua para pak muajsh.
(Kosova Sot Online)