I çuan në vilë në mes të malit, iu bënë video intime dhe i rrahën: Detaje nga kidnapimi që tronditi Kosovën
Prokuroria Themelore në Gjilan, japin detaje të rjea rreth rasit të rrëmbimit. Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., nga data 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajtë nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.
Po ashtu, gjatë kohës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur, të pandehurit ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe revole.
(Kosova Sot Online)