Ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë arrin tek objekti i Ministrisë së Bujqësisë

  • E. /
  • 24 February 2021 - 12:15
Ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë arrin tek objekti i Ministrisë së Bujqësisë

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna.

Në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, kanë arritur edhe ekipet mjekësore të ndihmës së shpejtë.

Ekipet mjekësore janë parë duke hyrë brenda objektit të ministrisë, por nuk dihet nëse dikush ka mbetur i lënduar gjatë një aksioni qa ka zhvilluar Njësisë Speciale dhe ajo e Krimeve Ekonomike ku edhe janë arrestuar disa zyrtarë, apo ndokush ka ndonjë problem shëndetësor.

(Kosova Sot Online)