Lexoni edhe:
Albin Kurti zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti ia dorëzon detyrën në Qeveri
Duke uruar që zhvillimi ekonomik i vendit të jetë prioriteti kryesor, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka përshëndetur formimin e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurti.
Nga OAK kanë deklaruar se vlerësojnë se nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit të biznesit dhe organeve ekzekutive, mund të arrihet krijimi i një strategjie të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në vend dhe fuqizimi i sektorit privat, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, e sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë me të cilën po përballemi.
Albin Kurti zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti ia dorëzon detyrën në Qeveri Lexoni edhe:
“OAK si çdo herë është e hapur për partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet për klimë shumë më të mirë të të bërit biznes duke dhënë edhe propozime konkrete”, thuhet në një njoftim për media.
(Kosova Sot Online)