SHBA-ja fut në listë të zezë Sali Berishën dhe familjen e tij

  • E /
  • 19 May 2021 - 14:25
 SHBA-ja fut në listë të zezë Sali Berishën dhe familjen e tij

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA’të ia kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjes së këtij të fundit hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Aktet e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë kam caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken.

(Kosova Sot Online)