Lexoni edhe:
Franca po e "shkelë" Kosovën, nuk është në anën e demokracisë!
Ai është një kamerier në qytetin spanjoll të La Bisbal d’Empordà, por është bërë i famshëm pas publikimit të historisë së tij, me anë të së cilës pretendon se është djali i mbretit Juan Carlos I.
“Është shumë e thjeshtë, unë jam djali i Mbretit”, shprehet 65-vjeçari për mediat e huaja, duke shpjeguar se historia e tij e ka bërë shumë të njohur.
Franca po e "shkelë" Kosovën, nuk është në anën e demokracisë!Lexoni edhe:
Jetim që foshnje, Albert Sola u rrit në një fermë në Ibiza, përpara se të transferohej në një jetimore në Barcelonë. Gjatë gjithë kohës, kishte një parandjenjë se dikush kujdesej për të dhe kjo gjë iu vërtetua kur i dhuruan një motor dhe një makinë të shtrenjtë që në momentin e parë që mori patentën.
Ai e kaloi jetën duke hetuar thashethemet se është djali i madh, por i paligjshëm i monarkut Juan Carlos, i cili hoqi dorë nga froni në 2014 dhe u shpërngul në Abu Dhabi pas nisjes së një hetimi për evazion fiskal.
Ish-mbreti përflitet se ka fjetur me më shumë se 5000 femra dhe dyshohet se e ka takuar nënën e Albertit kur ajo ishte 18 vjeç në vitet 1950, përpara se të martohej me Sofinë e Greqisë dhe Danimarkës.
Alberti lindi nën regjimin diktatorial të Francisco Franco dhe në ato kohë vendi ishte në mënyrë ekstreme konservator dhe katolik, kjo nënkuptonte se fëmijët jashtë martese nuk ishin të mirëpritur.
Për këtë arsye, ai u dërgua në Ibiza përpara se të adoptohej nga një familje në Barcelonë.
Më 1982 ai vizitoi zyrat e gjendjes civile në Barcelonë, ku kërkoi të dhënat e procesit të adoptimit. Por drejtuesi i zyrës i tha në mënyrë të vagullt se ky ishte rasti më kompleks i adoptimit në historinë e qendrës.
Pas disa vitesh, Alberti iu drejtua gjykatës me të njëjtën kërkesë dhe gjyqtari i çështjes e kërkoi që ta takonte personalisht. Alberti pretendon se gjykatësi Jorge Maza i tha se ishte djali i mbretit Juan Carlos, por kjo gjë nuk konfirmohet nga pala tjetër.
I mbetur pa përgjigje dhe asnjë alternativë, ai filloi t’i dërgonte letra Pallatit Zarzuela, rezidencës mbretërore, duke kërkuar një takim me babanë e tij, por pas më shumë se një dekade kurrë nuk mori përgjigje.
Sidoqoftë, atij i janë refuzuar kërkesat për ADN mbretërore dhe një proces gjyqësor për atësinë është hedhur poshtë./A2CNN
(Kosova Sot Online)