Lexoni edhe:
Kurti s’ndryshon qëndrim për Ujmanin – SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit
Një burrë nga Deçani është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në fshatin Gllogjan të Deçanit, ka bërë të ditur policia në raporton 24 orësh.
Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.
“Hetim i vdekjes-Fsh. Gllogjan, Deçan 03.07.2021 – 06:45. Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)