Shoku i pilotit grek tregon bisedën e tij të fundit me Carolinën

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 19:19
Shoku i pilotit grek tregon bisedën e tij të fundit me Carolinën

Piloti Giannis Halvatziz, një ndër kolegët e Babis Anagnostopoulos ka dhënë një intervistë për mediat greke. Ai është shprehur se 32-vjeçari ishte i ftohtë dhe disi narcist.

Përsa i përket vrasjes së Carolinës, ai ka treguar se lajmi iu ka rënë të gjithëve si bombë, duke shtuar se nuk mendonte kurrë që Babis mund të vriste një njeri.

“Babis ishte gjithmonë pak i largët dhe i ndrojtur, i mbyllur. Ai ishte një pilot i mirë, por edhe pak narcist. Diçka që është disi normale, kur je pilot në një moshë kaq të re. Ne e kishim parë Caroline dhe na bëri përshtypje mosha e saj (e mitur) dhe marrëdhënia e tyre. Ai nuk na tregoi sa vjeç ishte, por dukej sikur ajo ishte një vajzë e vogël. Gjëja e fundit që më shkonte në mendje ishte që Babis do të vriste një njeri. Në fakt, ai i donte shumë edhe kafshët. Prandaj më bëri përshtypje që ai vrau qeni”, ka deklaruar ai.

Piloti është ndalur dhe te një bisedë e tij me Carolinën, pak para martesës me Babis.

“Ajo ishte e qeshur, bashkëpunuese, një vajzë shumë pozitive, por dukej se ishte e vogël. Ajo më tha se ata do të martoheshin në Portugali dhe kur e pyeta pse? Ajo më tha “ne duam ta jetojmë martesën tonë si një përrallë”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)