Lexoni edhe:
Qytetarët duhet rivlerësuar dhe ndëshkuar ashpër lypësit mashtrues të votave
Mëngjesin e sotëm, konkretisht rreth orës 08:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy veturave. Një veturë civile dhe tjetra e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjëkësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Qytetarët duhet rivlerësuar dhe ndëshkuar ashpër lypësit mashtrues të votave Lexoni edhe:
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.
“Në orën 08:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë. Dy vetura janë aksidentuar, njëra e policisë e tjetra civile. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
(Kosova Sot Online)