Lexoni edhe:
Çka është Escherichia Coli, bakteria që u gjet në restorantin ku dyshohet se u helmua gruaja që vdiq në QKUK
Një person është arrestuar në Gjakovë pasi me veturën e tij e ka goditur veturën e viktimës, po ashtu ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:15.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 08.10.2021 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, por nuk është qëlluar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
(Kosova Sot Online)