Lexoni edhe:
Biden përfundon "pazuzen", i kthehet sërish punës në Shtëpinë e Bardhë
Autoritetet e shtetit kanë njoftuar se kanë kapur një bandë prej gjashtë personash të akuzuar për vjedhjen e kuajve për therje, dhe shitjen e mishit në restorante, duke e maskuar atë si mish viçi.
Sipas deklaratës nga Ministria Publike e Rio Grande do Sul (MPRS), banda shpërndante më shumë se 800 kilogramë mish kali në javë në restorante në rajonin Caxias do Sul.
Deri në 60% e restoranteve në këtë zonë me mish viçi në menu, kishin blerë padashur mish kali nga banda e maskuar, thanë zyrtarët e shëndetit publik.
Sipas deklaratës, inspektorët zbuluan gjithashtu forma të tjera të mishit të prishur, duke përfshirë mishin e derrit të kalbur, gjelin e detit dhe ushqimin e mbetur nga institucionet e ushqyerjes së derrave, të përziera brenda hamburgerëve.
Zyrtarët thanë se një hetim filloi dy muaj më parë pasi Inspektorati vendor i Mbrojtjes Bujqësore ngriti alarmin. Testet mjekoligjore të kryera në restorantet që shesin hamburger në Caxias do Sul konfirmuan praninë e ADN-së së kalit në ushqim, sipas prokurorit Alcindo Bastos, i cili koordinoi operacionin.
Gjashtë personat e arrestuar akuzohen gjithashtu se drejtonin një thertore të paligjshme me kushte të këqija higjienike, josanitare dhe pa autorizim për të përpunuar apo shitur ato lloje të mishi.
Biden përfundon "pazuzen", i kthehet sërish punës në Shtëpinë e BardhëLexoni edhe:
Gjykatësja Maria Cristina Rech i vendosi të gjashtë të arrestuarit në paraburgim, në pritje të gjykimit sepse banda përfaqësonte një kërcënim serioz për shëndetin publik.
Rasti i bën jehonë një skandali ushqimor të vitit 2013, në të cilin autoritetet në të gjithë Evropën zbuluan përdorim të gjerë të mishit të kalit në produktet e etiketuara si mish viçi.
(Kosova Sot Online )