Lexoni edhe:
Shifra shqetësuese: Mbi 350 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Një grua futi të birin 13-vjeçar në bagazhin e makinës për të mos u infektuar, pasi ky i fundit kishte rezultuar pozitiv me Covid.
Ngjarja ka ndodhur në Teksas, SHBA. Mësohet se nëna e 13-vjeçarit po ndiqet penalisht nga policia.
Shifra shqetësuese: Mbi 350 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Gruaja shpjegoi se për të ulur rrezikun e infektimit nga i biri, në vend që ta fuste në sediljen e makinës, e vendosi në bagazh, ditën kur do e çonte për të bërë sërish tamponin e Covid.
Ndërkohë punonjësja e qendrës së vaksinimit kërkoi të shihte fëmijën dhe i sqaroi se nuk do të bëhej asnjë ekzaminim nëse adoleshenti nuk do të ulej në sediljen e pasme të makinës.
Punonjësja e denoncoi në polici gruan, e si rrjedhojë ajo u arrestua, por u lirua të nesërmen, pasi dorëzoi në polici një kusht prej 1500 dollarësh.
(Kosova Sot Online)