Vëllai e bën për spital motrën e tij

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 09:53
Vëllai e bën për spital motrën e tij

Një person raportohet se ka sulmuar mbrëmë fizikisht motrën e tij dhe është arratisur.

Sipas policisë, viktimës i është dhuruar tretman mjekësor, teksa i dyshuari nuk është hasur.

“Suhodoll 22.01.2022 – 19:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)