Zeka: Më shumë i besohet Vuçiqit kur flet për kufirin e hapur, se sa Kurtit e Ramës

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 11:31
Zeka: Më shumë i besohet Vuçiqit kur flet për kufirin e hapur, se sa Kurtit e Ramës

Opinionisti Miliaim Zeka ka thënë se kur flitet për kufirin e hapur që u proklamua nga Kurti e Rama, tani kemi mbyllje të tij për shkak të masave anticovid.

Sipas Zekës, vetëm dje, rreth 3 mijë qytetarë te Shqipërisë janë refuzuar të hyjnë në Kosovë për shkak se nuk ishin të vaksinuar.

“Vetem dje, rreth 3000 qytetare te Shqiperise jane refuzu te hyjne ne Kosove. Shumica punetor, biznesmen, qe do shpenzonin qindramijera euro ne Kosove” shkruan Zeka në Facebook.

Tutje Zeka ka thënë se të dy qeveritë shqiptare na gënjyen se nga janari s’do të ketë kufti mes Prishtinës e Tiranës.

Prandaj sipas gazetarit, ma shumë i besohet Vuçit kur flet për Kosovën e Shqipërinë se sa Kurtit e Ramës.

(Kosova Sot Online)