Lexoni edhe:
Varroset babai i Hysni Gucatit, në varrim edhe Ministri Mehaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, duke thënë se ai e përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se Nishani ia kushtoi një jetë të tërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tha se ka qenë shembull i politikanit racional e me integritet.
Varroset babai i Hysni Gucatit, në varrim edhe Ministri MehajLexoni edhe:
“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, ih-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur të shtunën, më 28 maj, nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Ai ishte 55 vjeç.
Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.
Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.
Në këtë pozitë erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.
Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.
Ai ka mbajtur pozitën e ministrit të Brendshëm në vitin 2007 dhe në vitin 2011, ndërsa atë të ministrit të Drejtësisë në vitin 2009.
(Kosova Sot Online)