E rëndë: Ky është 15-vjeçari që vdiq pasi u godit nga kamioni në Bogë (FOTO)
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Bogë të Pejës, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një të mitur. Ky rast ka tronditur familjen Kelmendi, pasi viktima është djali i tyre 15-vjeçar, Ron Kelmendi.
Personi i dyshuar për këtë aksident tragjik është arrestuar dhe sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali bëhet fjalë për djalin e axhës të viktimës, G.K.
15-vjeçari dyshohet se u shkel në momentin që i dyshuari kishte lëvizur prapa me kamion, me ç’rast e ka goditur, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Viktima në fjalë ishte duke punuar, kur kamioni i cili po barte beton, e goditi.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi i Emergjencës, që doli në vendin e ngjarjes, ndërkohë me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.
Në anën tjetër, pas arrestimit të të dyshuarit ai është shoqëruar në stacion policor dhe është ndaluar për 48 orë.
(Kosova Sot Online)