Lexoni edhe:
Jasharaj flet për takimin me Kurtin: S’kemi arritur marrëveshje
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme – një rast në Leposaviq dhe një tjetër në Graçanicë.
IPK njofton se mbrëmë ka pranuar informatat e para për rastin në Leposaviq, ku një i arrestuar për “Dhunë në familje” ishte arratisur nga qendra e ndalimit në Leposaviq, andaj dy zyrtarë policorë dyshohen për veprën penale “Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria”.
Jasharaj flet për takimin me Kurtin: S’kemi arritur marrëveshjeLexoni edhe:
“Bazuar në informacionet e para i dyshuari pasi ishte dorëzuar nga zyrtarët policorë gjatë procedurës të vendosjes në dhomën e ndalimit ishte arratisur nga stacioni policor duke ikur në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin ndaj dy zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar hetim me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria” dhe të njëjtit me rekomandim të IPK-së janë suspenduar”, thuhet në komunikatë.
IPK thotë se në datën e njëjtë para mesnatës është njoftuar nga Policia e Kosovës se i dyshuari i arratisur është lokalizuar dhe arrestuar dhe se ndaj tij kanë vazhduar procedurat e mëtutjeshme për veprën që dyshohet të ketë kryer.
Në rastin tjetër, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të stacionit policor në Graçanicë me dyshimin për veprën penale të lëndim i rëndë trupor.
“Nga hetimet e deritashme lidhur me këtë rast ekziston dyshimi se zyrtari policor në gjatë shoqërimit në veturën zyrtare të një të dyshuari ka tejkaluar autorizimet e përdorimit të forcës duke i shkaktuar të njëjtit lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatë..
(Kosova Sot Online)