Vuçiq: mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE

  • E.k /
  • 06 December 2022 - 10:02
Vuçiq: mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbërritur në Tiranë, në samitin e BE- Ballkani Perëndimor , ku do të marrin pjesë 27 liderë europianë, përcjell "Kosova Sot Online".

Presidenti serb u shpreh se mbeten të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE.

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz , europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. Be kërkon harmonizim më të madh, të lutëm kini durim. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë  e BE për të ardhmen. BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të serbisë në ’99 dhe do ta Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE.”, tha më tej Vuçiqi.

(Kosova Sot Online)