Publikohet draft-statuti i Asociacionit nga FES: Ja sesi do të duket dhe çfarë kompetenca do të ketë

  • E.k /
  • 30 January 2023 - 13:29
Publikohet draft-statuti i Asociacionit nga FES: Ja sesi do të duket dhe çfarë kompetenca do të ketë

Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar oline Draft-Statutin e hartuar nga ta të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

I njëjti përmban 7 kapituj me gjithsej 18 nene.

Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kliko KËTU për ta parë draftin e e Asociacionit.

(Kosova Sot Online)