E trishtë: Vdes 34-vjeçarja disa orë pas abortit, nën hetim dy mjekë

  • E. /
  • 01 February 2023 - 08:44
E trishtë: Vdes 34-vjeçarja disa orë pas abortit, nën hetim dy mjekë

Një 34-vjeçare ka vdekur në Maternitetin e Elbasanit, transmeton o“Kosova Sot Online”.

Pasi ka kryer një procedurë aborti, 34-vjeçarja, ka shkuar në banesën e saj ku më pas ka pasur komplikime dhe ka njoftuar ambulancën, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit dhe aty ka vdekur.

Për këtë rast është iniciuar procedimin penal për dy mjekë të këtij materniteti, një 56 vjeçar dhe t60 vjeçar, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Kurse, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë

Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.

Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

(Kosova Sot Online)