U shiste drogë studentëve, dënohet me 7 vite e 10 muaj burgim
Një shqiptar në Itali është dënuar me 7 vite e 10 muaj burgim, pasi është shpallur fajtor për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.
E.F. është anëtar i një bande kriminale që operonte në zonën e L’Aquillas.
Banda u shiste lëndë narkotike studentëve dhe punëtorëve të ndërtimit.
Gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar sasi të mëdha të heroines dhe të kokaines.
(Kosova Sot Online)