‘S’do lejoj askënd që ta adoptojë’: Flet pediatri i ‘Aya’ mrekullia që shpëtoi nga rrënojat

  • E.k /
  • 14 February 2023 - 08:35
‘S’do lejoj askënd që ta adoptojë’: Flet pediatri i ‘Aya’ mrekullia që shpëtoi nga rrënojat

Kur ekipet e shpëtimin nxorën nga rrënojat, Aya, emri i të cilës do të thotë mrekulli në gjuhën arabe, ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës së nënës së saj. Një rrahje zemre e dobët, por e gjallë. Nëna, babi dhe të katër vëllezërit e motra e saj vdiqën, pasi tërmeti goditi qytetin e Jindirës të Sirisë, disa kilometra larg kufirit turk.

Aya tani është në spital. ‘Ajo mbërriti të hënën në gjendje shumë të keqe, kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë.’ tha Hani Marouf, pediatri i saj. Tani është në gjendje stabile, Khalil al-Suwadi, një i afërm i largët, ishte i pranishëm në shpëtimin e Aya, i cili e çoi atë te mjeku Marouf në Afrin, 26 kilometra në veri.

Për Aya, solidaritetit filloi menjëherë. ‘Do të doja ta birësoja dhe t’i dhuroja një jetë të denjë’, kanë shkruar shumë në rrjetet sociale. Një prezantues i drejtpërdrejtë televiziv kuvajtian tha: ‘Unë jam gati të kujdesem dhe të adoptoj këtë fëmijë… nëse më lejon procesi ligjor’. Drejtori i spitalit, Khalid Attiah, konfirmoi për BBC, se kam marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën.

(Kosova Sot Online)