9-vjeçari shpëtohet pas 156 orë nën rrënoja, ja kërkesa e tij unike për këtë futbollist
Semih Ince, 9 vjeç u shpëtua pas 156 orësh nën rrënoja, kurse kërkesa e parë e tij ishte për futbollistin e zemrës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në spital përdrisa ishte duke marrur trajtimin mjekësor, Semih i bëri një thirrje portierit uruguaian që mbron portën e Gallatasarait, të cilit i kërkoi fanellën.
36-vjeçari zhvilloi një videobisedë online me të.
“Dua fanellën tënde”, i tha vogëlushi, teksa portiere uruguaian iu përgjigj: “Po e dërgoj menjëherë”.
Semih, të uroj shërim sa më të shpejtë. Si ndihesh, kush jam unë? Cilën skuadër mbështet? ishin pyetjet e Muslerës.
Vogëlushi u përgjigj: “Ti je Muslera. Unë jam tifoz me Gallatasarain”.
(Kosova Sot Online)