Nxirret i gjallë nga rrënojat një 10 vjeçar pas 260 orësh nga tërmeti
Një 10-vjeçar në Turqi është nxjerrë i gjallë nga rrënojat 260 orë pas tërmetit tragjik, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Osmani është mrekulli. Në ditën e 11 të tërmetit kërkim-shpëtimi në Hataj shpëtoi 10-vjeçarin. Ne shpresojmë ende,” – shkruan ekipi në Tëitter.
Nga ky tërmet kanë mbetur shumë persona të vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar.
(Kosova Sot Online)