Ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Më qëlloi me thikë në faqe, donte të vriste dhe djalin tone, ka ikur me vrap

  • E.k /
  • 14 March 2023 - 15:47
Ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Më qëlloi me thikë në faqe, donte të vriste dhe djalin tone, ka ikur me vrap

Dan Hutra është personi që vrau motrën e ish-bashkëjetueses, dhe kunatën e saj dhe plagosi Elena Hysën dhe nënën e saj në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ish-bashkëjetuesja e tij, Elena Hysa në një deklaratë ka thënë se Hutra sapo kishte shkuar në banesën e saj kishte qëlluar motrën dhe kunatën, ndërsa atë e kishte goditur me thikë në faqe.

Ajo tha se ai ka dashur ta qëllonte edhe djalin, duke shtuar se ai ka thënë se do i vras të gjithë duke i sharë.

“Ka qenë aty…e kam parë që ka shkrepur armën drejt meje, pastaj në ato momente ka dalë mami para meje, të më mbronte. E kam shtyrë dhe i dola para mamit. Mbaj mend që na ka sharë, llafe të ndryshme dhe na ka gjuajtur me armë. Donte të qëllonte djalin…e kisha në krah djalin. E kam kapur prej krahu dhe e çova nga dhoma tjetër. Ka ikur me vrap. Më qëlloi me thikë sapo ka hyrë brenda, më qëlloi në faqe. ‘Do ju vras të gjithë’ tha ai”, ka deklaruar Elena.

(Kosova Sot Online)