Lexoni edhe:
Është koha për ta zbuluar lakuriq, denoncuar dhe ndëshkuar me ligj dhe votë regjimin e qeverisjes Rama lider ndërkombëtar i lidhjes me krimin e organizuar
Pas takimit 12 orësh tripalësh në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar për media, ku foli edhe për Asociacionin.
Kurti pa e përmendur fjalën Asociacion, tha se do të jetë një vetëmenaxhim i komunitetit serb në Kosovë dhe për këtë thotë se do të udhëhiqen nga standarde më të larta, transmeton "Kosova Sot Online".
“Nuk është vetëqeverisje aty, është vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qyetetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Unë angazhohem për të gjithë. Në këtë aspekt, eguzston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të komunitet joshumicë serbë në Kosovë, dhe natyrisht që ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim apo diskriminim. Duke mos harruar që propozimi i Ahtisarit u ka krijuar hapësirë dhe mundësi tejet të mëdha, që t’i gëzojnë të drejtat dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre”.
Tutje, kryeministri Kurti tha se paraardhësit e tij e kanë nënshkruar Asociacionin dhe neni i 10 thotë se të gjitha duhet të zbatohen.
“Aty thuhet që urgjentisht duhet të fillojnë bisedimet dhe angazhimet për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Unë nuk e mohoj që paraardhësitë e mi kanë nënshkruar marrëveshje në 2013 dhe 2015. Këto janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej dhe neni 10 i marrëveshjes bazë thotë se të gjitha ato duhet të zbatohen. Ka rend kronologjik të marrëveshjeve, nuk ka hierarki logjike dhe ne kësaj i përmbahemi”.
(Kosova Sot Online )