Identifikohet 20-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali
Enriko Aliaj është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën dje, pasi u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.
I dyshuari kryesor është vëllai i viktimës. 18-vjeçari jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.
Në shtëpi në momentin e krimit, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët.
Rasti lidhur me këtë ngajre është në hetime.
(Kosova Sot Online)